Grant, kriza paniku për 50 vjetorin

02/09/2010 17:00

Hugh Grant mbush plot 50 vjec në 9 shtator dhe ai është një nga ata njerëz që kalimi i viteve e tmerron.

Gjithsesi, protagonisti i shumë filmave komikë, e trajton me komicitet edhe ditëlindjen e tij të 50-të, duke thënë se do zgjedhë një klinikë zviceriane eutanazie për ta festuar.

“Ka një vend në Zvicër që quhet Dignitas. Do shkoj në këtë klinikë për 50 vjetorin, do të jetë shumë qejf”, tha me humor Grant. Protagonisti i “Katër martesa dhe një funeral”, shtoi gjithashtu se që kur e kanë kapur krizat e panikut të moshës, e ka humbur më shumë sensin e tij të humorit.

Grant theksoi për revistën “OK” se audienca e vërtetë e tij janë njerëzit realë, ata që e shikojnë nga afër. “Televizori nuk të ofron audiencë. Unë e dashuroj audiencën. Më vendosni përballë mijëra njerëzve dhe unë do ndihem shumë komod. Kamerat nuk i pëlqej”, përfundon Huhg Grant.

Top Channel