Blair: Tradhëtitë e politikanëve? Oaz në shkretëtirë

02/09/2010 17:15

“Devijimet e politikanëve? Një mënyrë për të dalë nga burgu i vetëkontrollit i vendosur për shkak të jetës së tyre publike”.

Në këtë mënyrë i sustifikon ish kryeministri britanik Tony Blair në librin e tij “Një udhëtim”, gjestet jo shumë të hijshme në jetën private të disa emrave të mëdhenj të politikës.

“Kur vjen momenti i takimit kaq eksitues, pikant, pa vetëkontroll, shkon drejt një bote pa intriga, cështje, makinacione pa fund dhe përfundon në një ishull plot kënaqësi, larg gjithckaje”, thekson ndër të tjera Blair. Për të evituar keqëkuptimet me bashkëshorten, ai shton se i gjithë ky nuk është një justifikim i mjaftueshëm.

 Ndoshta me këto rreshta Blair tenton të shpëtojë “nderin” e ish presidentit amerikan dhe mikut të tij Bill Klinton? Ai nuk ka përmendur emra, por e vërteta është se bëhet fjalë për një temë jo shumë të rrahur, aq më tepër nga një ish politikan.

Top Channel