Thierry Henry, nga futbolli në skenën e Kiss

01/09/2010 15:05

Thierry Henry siç nuk është parë ndonjëherë. Sulmuesi francez që ka kaluar tek NY Red Bull, ka lënë për disa orë futbollin dhe i është dedikuar fushës së reklamave.

Francezi, me fytyrën e trukuar me stilin e dallueshëm të Kiss, grupi i njohur rok, ka qenë protagonist i një spoti për të promovuar një takim të dyfishtë.

Me 40 dollarë tifozët e Nju Jork mund të blejnë një biletë për transfertën kundër Dallasit më 16 shtator dhe një për koncertin e Kiss më datën 18 në “Rock’n the park”, festivali muzikor në qytet.

Top Channel