Perez: Me terroristët nuk ka negociata

01/09/2010 12:45

“Terroristët nuk do gjejnë paqe dhe nëse bashkojmë forcat është e mundur t’i largojmë”.

Mesazhin e jep kreu izraelit i shtetit, Shimon Perez. Ai ka ritheksuar se me terroristët nuk duhet të negociohet asnjëherë.

“Duhet të negociojme me ata që i kundërvihen terrorizmit dhe e duan paqen”, vijoi Perez, duke iu referuar delegacionit të udhëhequr nga Abu Mazen që do mbërrijë në Uashington për të nisur negociatat e paqes me izraelitët.  

Top Channel