" /> ">

Lady GaGa këndon këngën e re

01/09/2010 11:50

Lady GaGa shfaqet në një version tjetër gjatë koncertit në Minnesota ku improvizoi në piano këngën e saj të re “Living On The Radio”.

Bëhet fjalë për një baladë romantike që flet për jetën e saj si superyll dhe për vetminë. Flokët e verdhë dhë të lëshuar mbi fytyrë dhe një xhaketë e zezë karakterizonin lukun e këngëtares në skenë.

“Kur nuk ka asnjë vend ku mund të shkosh dhe të gjithë miqtë kanë ikur, ti mund të marrësh në telefon vetëm babain…Ti mund të jesh mjaltë dhe këngët e tua degjohen në radio…”, është një pjesë e tekstit të këngës, e kënduar në versionin akustik nga Lady GaGa  

Top Channel