Harta e ADN-së së njeriut, e zbuluar para 10 vjetësh, shumë shpejt do shërbejë si një libër i hapur për mjekët, të cilët mund të zgjedhin një kurim të vecantë për cdo pacient.
Deri tani harta gjenetike është përdorur për të studiuar tumoret, por tashmë ajo do të ndihmojë për të kuruar në mënyra të vecanta persona të vecantë të prekur nga kjo sëmundje. Kjo metodë është testuar për herë të parë në Massachusetts General Hospital Cancer Center dhe Wellcome Trust Sanger Institute.
“Objektivi aktual është të marrim në 5 vjet informacione dhe përgjigje nga 400 lloje ilacesh për 1 mijë kampionë nga neoplazma të ndryshme. Në këtë mënyrë do deshifrohet nëpërmjet kodit gjenetik të pacientëve me kancer të llojeve të ndryshme dhe me kombinime të ndryshme ilacesh”, shprehet shkencëtari Andy Futreal. Falë studimeve të deritanishme, është dalë në përfundimin se qelizat kancerogjene burojnë nga trashëgimia gjenetike.
Top Channel