Cameron mendon për dy “Avatar” të tjerë

01/09/2010 16:40

James Cameron ka ndërmend të xhirojë dy pjesë të tjera të filmit të tij të suksesshëm në 3D, “Avatar”.

Regjisori është aktualisht duke punuar me shënimet dhe skicat e skenave të mundshme.

Në pritje që projekti të konkretizohet, Cameron po përfundon romanin e serisë së ardhshme të “Avatar”-it, që është parashikuar të dalë brenda fundit të vitit, maksimumi në 2011-n.

Top Channel