Angelina Jolie, regjisore në Budapest

01/09/2010 17:40

Angelina Jolie do të fillojë të regjistrojë filmin e saj të parë si regjisore prej muajit të ardhshëm, në një studio kinematografike në Budapest.

Për këtë ylli amerikan ka marrë me qera një vilë luksoze me 15 dhoma në kodrat e Budas (dega e djathtë e Danubit) për 22 mijë euro në muaj.

Aktorja pritet të vijë me bashkëshortin Brad Pitt dhe tre fëmijët.

Filmi, të cilit Jolie i ka shkruar edhe skenarin, është një histori e stilit Romeo dhe Xhulieta gjatë luftës boshnjake.

Top Channel