Jay-Z: E ardhmja në një ishull të vetmuar

30/08/2010 14:20

Jay-Z planifikon tërheqjen nga bota e muzikës për të jetuar në një ishull të vetmuar, njëlloj si aktori i madh Marlon Brando.

Këngëtari i muzikës hip hop ka një plan të saktë për të ardhmen e tij bashkë me bashkëshorten Beyonce.

“Më pëlqen të shijoj cigaret dhe verën. Kjo është ajo cfarë më pëlen të bëj në ishullin privat. Beyonce do të jetë në ishull gjithashtu. Por ajo nuk mendon të shëndoshet, unë po”, shton këngëtari me emrin e vërtetë Shawn Carter.

Në lidhje me ftesën që Bono Vox i ka bërë atij dhe Beyonce-s në ishullin e St. Tropez, Jay-Z shton: “Kjo është ftesa që do ta dëshironte kushdo. Bono është një ambassador i lojës”, përfundon Carter.

Top Channel