Emmy Awards, ndahen cmimet e edicionit të 62-të

30/08/2010 10:35

“Mad Men” është seriali që ka triumfuar në mbremjen e ndarjes së cmimeve Emmy Awards.

Seriali dramatrik ka marrë cmimin pikërisht për këtë kategori, ndërsa “Modern Family” është komedia më e mirë e vitit. Në edicionin e 62-të të këtij spektakli, Academy of Television Arts and Sciences ka ndarë ëdhe shumë cmime të tjera.

Bryan Cranston me interpretimin në “Breacking bad” ka fituar cmimin si aktori më i mirë në një serial dramatik, duke lënë pas Hugh Laurie, Jon Hamm e Matthew Fox. Për të njëjtën kategori, për femra fitoi Kira Sedwick. Ndërkohë, Jim Parsons i  “The big bang theory” është aktori më i mirë protagonist për komedinë, ndërsa për femrat fitoi Eddie Falco.

Cmimet e tjera janë;

Jane Linch – Aktorja më e mirë jo protagoniste
Ryan Murphy – Regjia më e mirë
Steven Levitan – Skenografia më e mirë
Eric Stonestreet – Performanca më e mirë mashkullore
Claire Danes – Aktorja më e mirë protagoniste
Al Pacino – Aktori më i mirë protagonist

Ajo cka rënë në sy është dështimi i “Dr. House” dhe “Lost”, dy seriale shumë të pëlqyer nga publiku në vitet e fundit, ndërsa filmi televiziv “Temple Grandin” ka arritur të marrë plot 5 statuja Emmy.

FOTO GALERI
1/22
Triumfojnë “Mad Men” dhe “Temple Grandin”

Top Channel