Barrymore preferon letrat dhe jo mail-in

30/08/2010 09:40

Drew Barrymore nuk është një fanse e teknologjisë, madje mund të thuhet se ajo e urren kompjuterin, duke përqafuar metodën e vjetër anti-mail, atë të letrave me postë.

“Unë shkruaj letra sepse nuk dua ta bazoj një bisedë apo marrëdhënie në komunikimin me mail. I dua letrat. Eshtë shumë i rrezikshëm fakti që njeriu mund të marrë një përgjigje menjëherë”, shprehet Barrymore.

Por fiksimi i saj për të shkuarën nuk ndalet me kaq pasi aktorja dëgjon ende kasetat me shirit dhe nuk preferon asnjëherë të shikojë filma në dixhital. “Ka një pjesë në veten time që është e lidhur ngushtë me të shkuarën”, shton Barrymore.

Top Channel