Paris Hilton arrestohet për kokainë

28/08/2010 12:55

Paris Hilton ndodhet në telashe me drejtësinë amerikane. Pasardhësja e rrjetit të hoteleve Hilton është arrestuar në Las Vegas për drogë.

Ajo u ndalua në makinë ndërsa ishte me një mik, ku policia i ka gjetur një sasi kokaine. Kjo nuk është hera e parë që Paris përballet me policinë pasi në 2 korrik ajo u arrestua nga policia e Port Elisabeth ndërsa po tymoste marijuanë me një mikeshë pas ndeshjes Brazil-Holandë.

Ndërkohë, nuk dihet sa kohë do qëndrojë pas hekurave vajza e mediave gossip, pasi drejtësia amerikane shpesh herë ka treguar se nuk bën dallime mes njerëzve të thjeshtë dhe figurave të njohura.

Top Channel