Falimenton Blockbuster, kolosi i filmave me qera

28/08/2010 10:30

Pas dominimit 10 vjecar në tregun e filmave me qera, kompania amerikane Blockbuster Video ndodhet në prag të falimentimit.

Administratorët e kompanisë që ka 3500 dyqane në SHBA dhe 29 vende të botës, kanë deklaruar se në mes të shtatorit do shpallin falimentimin.

Sipas “Los Angeles Times”, presidenti Jim Keyes dhe drejtuesit e 20th Century Fox, Paramount, Sony, Universal, Walt Disney e Warner Bros janë takuar në Kaliforni për të diskutuar planin e shpëtimit.

Kriza në Blockbuster nisi që ne fillim të vitit 2008, kohë kur kompania duhej të paguante rreth 920 milionë dollarë borxhe. Gjatë vitit të fundit u mbyllën 1000 dyqane për shkak të krizës globale.

Top Channel