Berat, rradhë për pasaporta

20/08/2010 20:05

Shtimi i fluksit të emigrantëve për pushime ka sjellë rradhë të gjata në zyrat e aplikimit në qytetin e Beratit.

Për këtë bashki dhe zonën përreth është vetëm një pikë me 4 operatorë për aplikimet.

Emigrantet qëndrojnë në rradhë që në orët e para të mëngjesit.

“Kam një javë këtu. Ka rradhë, s’ka sportele”, është shprehur një i ri.

“Duhet të vendosen më shumë sportele”, thotë një tjetër.

Kjo situatë është e përsëritur sa herë që ka flukse të kthimit të emigrantëve si në fund të vitit ashtu dhe gjatë muajit të verës.

Top Channel