Bllokohet rruga e re e Vlorës

19/08/2010 15:30

Dhjetëra banorë të fshatit Novoselë të Vlorës kanë bllokuar  në orët e para të ditës se enjte  mjetet e firmës  e cila po kryen punimet për ndërtimin e autostradës Levan- Vlorë. (UPDATE)

Banoret  te shqetesuar thone se të gjitha tokat që kane në pronësi ndodhen perballe fshatit ne krahun tjeter te rruges se re.

Mungesa e nenkalimeve apo mbikalimeve e ka bere te veshtire  levizjen e banoreve te kesaj zone. Janë 2 mijë ha tokë e cila është ndare nga autostrada dhe kalimi i banoreve apo mjeteve permes rruges se re mund te kthehet ne burim aksidentesh.

Banoret e Novoseles thone se do te protestojnë dhe në ditët në vazhdim dhe do të bllokojnë për më shume se 24 orë punimet deri sa të filloje ndertimi i rrugeve te kalimit per kembesoret dhe mjetet bujqesore.

Top Channel