Marrëveshja e Ohrit, Meta letër Milloshoskit

16/08/2010 21:00

Përvjetori i nëntë i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit ishte shkaku i një letre dërguar nga zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta për homologun e tij maqedonas, Antonio Milloshoski.

Në letrën e tij kreu i diplomacisë shqiptare thekson se zbatimi i përpiktë dhe në të gjitha nivelet i Marrëveshjes së Ohrit, është baza për qëndrueshmërine e zhvillimin e mëtejshëm të Maqedonisë.

Pasi vlerëson se kjo marrëveshje ka rëndësi të jashtëzakonshme për stabilitetin e Maqedonisë, Meta ripërsëriti se bashkëpunimi mes Tiranës e Shkupit përbën një model të shkëlqyer të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Në mesazhin e tij Ministri i Jashtëm shprehu gjithashtu vullnetin për thellimin e metejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Letra përfundon me bindjen e kreut të diplomacisë shqiptare se vetëm vullneti politik pozitiv dhe bashkëpunimi praktik në të gjitha fushat çon të dy popujt në rrugën drejt anëtarësimit europian dhe zhvillimin e qendrueshëm të rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA