Jeruzalem, policia në gatishmëri

13/08/2010 11:10

Policia izraelite është në gjendje alarmi në të premten e parë të lutjes islamike gjatë muajit të Ramazanit.

Ende nuk ka ndodhur asnjë incident, ndërkohë që sipas informacioneve zyrtare, numërohen rreth 2 mijë efektivë policie në terren, sidomos në pjesën lindore të qytetit me mazhorancë arabe.

Po ashtu vëmendje e madhe po tregohet në zonat rreth xhamive ku mijëra besimtarë myslimanë po grumbullohen për lutjen e së premtes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA