Pogradeci më i preferuar

03/08/2010 16:40

Ndryshe nga plazhet e jugut Pogradeci këtë vit ka një rritje të numrit të pushuesve. Përveç pamjes atraktive, klimës së freskët, pogradecarët nikoqirë kanë ditur të tërheqin pushuesit falë dhe investimit për sistemimin e ujërave të zeza.

Çmimet në Pogradec janë normale për një zonë turistike.

“Kam zgjedhur Pogradecin se uji është më i pasur këtë vit. Elbasani zakonisht preferon Pogradecin”, shprehet një pushues.

“Janë edhe njerëz të mrekullueshëm”, shton një tjetër.

Sipas drejtorit të ujësjellës-kanalizimeve, për dy vite me radhë është punuar për realizimin e një projekti gjerman, ndërkohë që synohet që në një tjetër fazë të bëhet dhe pastrimi i algave.

“Në Pogradec është duke u zbatuar një projekt shumë i rëndësishëm për, mbrojtjen e mjedisit të Ohrit dhe në këtë kuadër është bërë rregullimi i derdhjeve të ujrave të zeza në liqen”, deklaron Ilirjan Mimini.

Sezoni veror ka sjellë në qytetin e Pogradecit 50 mijë turistë dhe pritet që në muajin gusht të ketë një shtim të frekuentimit të plazhit buzë liqenit.

Top Channel