Google sfidon Facebook
28/07/2010 13:20
Google ka vendosur të sfidojë Facebook dhe ka filluar të vendosë kontakte me producentët e lojrave on line për t’i dhënë jetë një shërbimi të ri e konkurrues.
Sipas burimeve të cituara nga “Wall Street Journal”, Google ka kontaktuar Playdom, Electronic Arts, Playfish dhe Zynga Game Network, shoqëri tek e cila ajo është bërë aksionere.
Përpjekjet e Google në ambjentin e lojrave tregojnë tentativën e radhës të Mountain View për të tërhequr përdoruesit dhe fitimet që vijnë nga publiciteti on line.
Top Channel