Spanjë, del nga spitali njeriu me transplant në fytyrë

27/07/2010 16:40

Njeriu i parë në botë që kreu një transplant të plotë të fytyrës ka dalë nga spitali i “Vall d’Hebron” në Barcelonë ku u operua në 20 mars nga një ekip prej 30 mjekësh.

Gjatë një konference shtypi të transmetuar në Tve24, kreu i shërbimit të kirurgjisë plastike Joan Pere Barret tha se pacienti ka kaluar dy gjendje akute në 4 muajt e fundit dhe ka rekuperuar një pjesë të madhe të funksioneve të muskujve në fytyrë.

Brenda 1 viti e gjysmë ai mund të fitojë 80-90 % të funksioneve të fytyrës. Për momentin Oscar nuk i mbyll plotësisht sytë, nuk mund të lëvizë buzën, por ka nisur të marrë frymë me gojë dhe hundë dhe më vonë do të nisë të hajë pas 9 operacioneve të vështira. 5 vjet më parë ai pësoi një aksident që i shkatërroi fytyrën.   

Top Channel