SHBA, ariu nis makinën dhe përplaset

27/07/2010 13:40

Një ari amerikan, i tërhequr nga era e ushqimit, ka hyrë në një makinë, ka lëvizur aksidentalisht marshin dhe pasi e ka ndezur motorin është nisur dhe është përplasur me një pemë.

Ngjarja ka ndodhur në Larkspur, në Denver të Kolorados. Kafsha ka hyrë në makinën tip “Toyota” të një djali të ri, sipas të cilit ariu u tërhoq nga era e një panineje me gjalpë.

Por më pas kafsha nuk ka dalë dot nga makina dhe duke lëvizur nga paniku ka lëvizur sërish levën e marsheve dhe makina ka filluar të ikë mbrapsht në një dishezë.

Top Channel