Në Sidnej kënga më e gjatë në botë

27/07/2010 13:35

Është kompozuar në Australi kënga më e gjatë në botë falë punës së 168 llafazanëve dhe kantautorëve dhe projektit “Song Summit”, të mbajtur në Sidnej.

Kur do të incizohet dhe do të dalë në shitje, fitimet e këngës, gjatësia e të cilës nuk dihet ende, do të shkojnë për një ent bamirësie që promovon muzikoterapinë.

Vargjet e para të saj janë kompozuar nga ish-këngëtari i grupit Midnight Oil, Peter Garrett, aktualisht ministër. Pas tij vijnë kontributet e Bob Evans, këngëtar i Jebediah, dhe Lisa Mitchell.

Top Channel