Ja si zbulohet kodi jonë gjenetik

27/07/2010 19:10

Eshte vetëm një nga pak laboratorët e Tiranës ku mund te kryesh analizën e ADN-së.

Këtu gjithcka është sterile. Askush nuk lejohet të hyje pervec ekipit pergjegjës mjekësor. ADN-ja ose acidi dezoksiribonukleik eshte nje kompleks kimik qe percakton karakteristikat tona fizike dhe drejton gjithe proceset kimike ne trupin tone.

Merita Xhetani, biologe molekulare ne Qendren Kombetare te Transfuzionit te Gjakut tregon se njerezit kane pak informacion mbi te dhenat qe mund te jap nje analize e ADN-se. Kemi degjuar se pas nje vepre kriminale ekspertet kryejne analizen e ADN-se per identifikimin e autorit te mundshem. Por profilimi i ADN-se nuk eshte vetem ky.

Kjo analize qe ne laboratoret e Tiranes kryhet kundrejt nje shume minimalisht 100 euro sherben per te zbuluar edhe te dhena te tjera. Merita thote se jane te shumte personat qe i nenshtrohen kesaj analize, por fatkeqesisht jo per interes personal. Si mund te perfitohet ADN-ja? Eshte shume e thjeshte.

Mjafton nje njolle gjaku, peshtyme, fije floku, lekura, qeliza te vdekura, sekrecione e keshtu me rradhe dhe ndertohet profili i ADN-se qe eshte unik te cdo person me perjashtim te binjakeve identike, pra te nje veze. Perballe mungeses se ketij informacioni, biologia thote se nuk mungojne rastet kur individe kerkojne te bejne analizen e ADN-se per preardhjen e tyre. Merita sqaron se nje analize e tille nuk ekziston.
 

Top Channel