Bie nga kati i 16, shpëton vetëm me disa fraktura

27/07/2010 04:25

Rrëzohet nga kati i 16 në trotuarin e një rruge, por fatmirësisht ia hedh paq vetëm me disa plagë të lehta në trup.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në Australi ku një 15 vjeçar i cili ndodhej duke luajtur në ballkonin e shtëpisë së tij, rrëzohet nga kati i 16 me një lartësi mbi 50 metra për t’u përplasur mbi çatinë e një garazhi i cili i ka shpëtuar jetën pasi sfungjeri termoizolues që ndodhej në çatinë e tij i ka zbutur rënien në tokë.

E gjithë skena është zhvilluar në sy të dhjetra dëshmitarëve të cilët u alarmuan nga fluturimi i tmerrshëm. Grupi mjekësor i cili e transportoi menjëherë adoleshentin në spital, shprehet se ai ka vetëm disa fraktura të lehta në trup dhe se ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Mjekët shprehën habinë për gjendjen e mirë shëndetësorë të 15 vjeçarit të rënë nga ajo lartësi duke konsideruar faktin që sipas tyre edhe rënies nga kati i pestë shumë pak persona mund t’i mbijetojnë. Ende të paqarta shkaqet e rënies të të riut.

Top Channel