Australi, hacker-i 20 vjecar pranon fajin

27/07/2010 13:45

Një hacker i ri australian është vetëdeklaruar fajtor në gjykatë se ka infektuar 3 mijë kompjutera në Australi dhe në vende të tjera.

Kompjuteri i 20 vjecarit Anthony Scott Harrison synonte të lokalizonte të dhënat bankare dhe ato të kartave të kreditit.

Sipas policisë, sistemi i përdorur nga i riu, i arrestuar vitin e kaluar, kishte potencial për të goditur 74 mijë kompjutera në të gjithë botën dhe të bllokonte ueb sajtet ndërkombëtare.

Vendimi përfundimtar i gjykatës së qarkut të Adelaides do të jepet në shtator, bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Top Channel