Tafaj përplaset me rektorët

16/07/2010 16:35

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i pranishëm në Komisionin e Edukimit ku është diskutuar mbi ndryshimet që duhet të pësojë Ligji i Arsimit të Larte, ka deklaruar se ne draftin e miratuar, eshte marre mendimi i rektorëve dhe nuk cënohet në asnjë hap autonomia e universiteteve.

“Drafti ka qene në cdo departament të universitetit. Ky draft nuk ka të beje me asnjë element të menazhimit financiar të universiteteve. Nuk di se ku eshte shkelur autonomia akademike. Asnje diplome nuk do te diskriminohet”, tha Tafaj.

Pas kesaj deklarate, rektoret e universiteteve kane deklaruar para deputeteve te gjitha pikat te cilat duhet te ndryshohen ne kete draft, i cili eshte miratuar pa u konsultuar me pare me ta. Kryetari i Konferences se Rektoreve, Dhori Kule ka renditur te gjitha pikat te cilat cenojne rende universitetet.

“Projekti eshte i pakonsultuar, marredheniet rektor minister nuk jane keto. Nuk na mbetet gje ne sepse pastaj te gjithe ceshtjet shkojne te ministri. Ju kerkojme që raportet minimale te autonomisë te mos na cënohen”, tha Kule.

Ne kete komision rektoret kane kerkuar qe te zgjidhet ceshtja e ciklit te diplomave, pasi aktualisht me ndryshimet e paraqitura nga Ministria e Arsimit penalizohen studentet qe kane vijuar masterin e nivelit te dyte.

Top Channel