Zbulohet përbindëshi i detit

30/06/2010 20:45

Shkencëtarët kanë zbuluar mbetjet fosile të një balene antike me dhëmbë të mëdhenj dhe të frikshëm. Zbulimi është publikuar në revistën “Nature”.

Kërkuesit e kanë pagëzuar krijesën 12 milionë vjeçare “Leviathan”.

Gjallesa mendohet të ketë qenë 17 metra e gjatë dhe mund të ketë ngordhur në përleshje me monstra të tjerë të detit.

“Leviathan” është e ngjashme me balenat aktuale në aspektin e madhësisë dhe paraqitjes. Por ngjashmëria përfundon këtu.

Ndërsa balenat aktuale janë kafshë relativisht pasive, “Leviathan” ishte një grabitqar agresiv.

Top Channel