Rënia e flokëve? 8 gene përgjegjës

30/06/2010 22:55

Zbardhen shkaqet e rënies së flokut. Të paktën kështu mendon një grup studiuesish amerikanë të cilët në zbulimin e tyre “fajësojnë” 8 gene për rënien e flokëve.

Studiuesit e “Columbia University”, në Nju Jork kryen hulumtimin e tyre në mbi 1 mijë persona dhe shkalla e “sëmundjes” përcaktohet në bazë të numrit të mutacioneve të pranishme në ADN.

Sipas tyre zbulimi i 8 geneve “fajtorë” mund të shpjerë në zbulimin e trajtimeve dhe kurave të posaçme për parandalimin e rënies.

Top Channel