Ngacmimi nëpërmjet email-it nuk është krim

30/06/2010 15:00

Ngacmimet nëpërmjet postës elektronike nuk janë një krim.

Të paktën kështu mendon gjykata kushtetuese në Itali që ka deklaruar se kjo “shkelje” nuk është parashikuar në ligj si një krim, duke anuluar vendimin me gjobë prej 200 eurosh ndaj një 41- vjeçari të gjykatës së Cassino.

I gjobituri akuzohej për ngacmim pasi i kishte dërguar një e-mail një gruaje që më pas e kishte paditur.

Top Channel