Letrat me firmën e Hitlerit, në ankand

30/06/2010 09:25

Dokumente historike që datojnë në vitin 1924 kur Hitleri vuante një dënim me burgim në Landsberg për tradhëti të lartë, do të shiten në ankand në 2 korrik nga shtëpia “Fuerth” ne Bavari me cmimin fillestar 25 mijë euro.

Bëhet fjalë për një letër dërguar një koncensionari automobilësh dhe disa shkresa të tjera në të cilat gjendet firma e njeriut më mizor të shek. XX.

Në vitin 1924 Adolf Hitleri u dënua me 5 vjet burg për tradhëti të lartë pas grushtit të shtetit të organizuar në 8 nëntor bashkë me liderë të tjerë të Kampfbund. Më pas ai përfitoi ulje dënimi pa mbushur as një vit në burg.

FOTO GALERI
1/4
U shkruan në vitin 1924

Top Channel