Gjumi, orët e para furnizojnë trurin me “benzinë”

30/06/2010 08:50

Gjatë orëve të para të gjumit, truri arrin të furnizohet me ‘benzinë’ në disa nga rajonnet neurale, kritike për funksionimin perfekt.

Këto zona mbushen me Atp (Adenozinë Trifosfati), karburanti molekular i qelizave. Këtë zbulim e ka bërë një ekip i drejtuar nga Radhika Basheer e Robert McCarley në Harvard Medical School.

Eksperimenti i tyre është kryer tek minjtë dhe u publikua i plotë në revistën shkencore “Journal of Neuroscience”.

Gjatë viteve të fundit, shumë studime kanë dalë në përfundimin se gjumi është një moment rigjenerues për trurin dhe shërben për ta përgatitur për një ditë të re. Gjithësesi, nuk dihej ende se cfarë ndryshimi ndodhte tek qelizat nervore.

Top Channel