Australia, stop modeleve “size zero”

30/06/2010 17:15

Tolerancë zero në Australi ndaj modeleve “size zero” dhe revistave që manipulojnë fotot e vajzave elegante.

Në bazë të kodit të ri të modës që qeveria ka paraqitur për të luftuar fenomenin e anoreksisë dhe shqetësimeve ushqimore, tani e tutje revistat nuk duhet më të ndryshojnë grafikisht trupat e vajzave për t’u dukur sa më elegante.

Në këmbim, kush do të sillet mirë, do të marrë si shpërblim një zemër të kuqe të Heart Foundation, që do të vendoset mbi imazhe.

Top Channel