Njolla e zezë, në det po krijohet një vorbull

29/06/2010 17:45

Njolla e zezë po krijon një vorbull në Gjirin e Meksikës pas rrjedhjes së miliona tonelatave naftë në det.

Këtë parashikim e ka bërë një qëndër studimore pas imazheve të marra nga sateliti Envisat. Këto imazhe janë paraqitur në Bergen të Norvegjisë gjatë kuvendit për Vëzhgimin e Tokës nga Agjencia Europiane Hapësinore.

Njolla e zezë u kap nga rryma detare nënujore në 18 mars. Imazhet tregojnë se rryma loop po fillon të krijojë një vorbull të ndarë nga rryma kryesore.  

Top Channel