Low ‘kapet’ me gisht në hundë

29/06/2010 11:45

Kujdes kameran! Joachim Low, trajner i Gjermanisë, i cili deri tani e ka cuar ekipin në cerekfinale dhe që është komentuar nga mediat si një prej teknikëve më elegantë dhe tërheqës, ka shfaqur një zakon të keq.

Joachim, hiqe gishtin nga hunda! 50-vjecari ka një pamje të jashtme interesante, por mesa duket nuk ka hequr dorë nga veset e këqija!

Ai është protagonist i një videoje që po bën xhiron në web. Gjatë ndeshjes Gjermani-Angli, Low është kapur ndërsa fuste gishtin në hundë.

“Mendonim se europianët ishin të edukuar”, komentojnë me ironi mediat latino-amerikane.

Top Channel