Google, qëndrim të ri ndaj Kinës

29/06/2010 10:00

Google ka njoftuar se po del me një qëndrim të ri ndaj Kinës, pas betejave të vazhdueshme me Pekinin për shkak të censurës.

Deri para pak kohësh, kompania ka qenë duke drejtuar disa procese kërkimore në Kinë, lidhur me web site-n e saj të pafiltruar në Hong Kong.

Google ka deklaruar se tani do t’i ndalë këto hetime pasi Pekini paralajmëroi se do të humbiste licensën për të vepruar në Kinë.

Gjithësesi, përdoruesve do t’u rekomandohet një web site tjetër përmes të cilës ata do të mund të lidhen me atë të Hong Kongut.

Google ka deklaruar se është optimiste se kjo metodë do t’i lejojë të vazhdojë operacionet në Kinë, ku licensa për të bërë biznes skadon të mërkurën.

Top Channel