Austri, thesari fantazmë turr njerëzit drejt pyllit

29/06/2010 18:15

Një pasuri prej rreth 5 milionë eurosh është fshehur në një pyll të Austrisë, cka ka bërë që të nisë gjuetia ndaj këtij thesari që mund të ndryshojë jetën e gjithkujt.

8 vjet më parë një bankier bavarez përfitoi padrejtësisht nga paratë e një banke kreditimi duke e groposur thesarin në pyllin në afërsi të Kufsteinit në Tirol. Kjo ngjarje ka marrë një hapësirë të gjerë në shtypin vendas, cka ka bërë që shumë njerëz të marrin rrugën e malit në kërkim të thesarit.

15 ha tokë po kontrollohen në cdo cm nga kërkuesit. Por ai që gjen shumën nuk do ta përfitojë të gjithën. Vetëm 660 mijë euro janë premtuar për personin fatlum. Gjithë kjo histori nisi nga një rrëfim që ngjan më shumë me një përrallë. Në vitin 2002, konsulenti financiar nga Bavaria i identifikuar si Augustin G u arrestua dhe u dënua me 6 vjet heqje lirie për vjedhje të klientëve të bankës DAB.

Mendohet se ai e ka fshehur shumën në një pyll pranë kufirit me Austrinë. Para gjykatësve deklaroi se gjithë shumën ia kishte marrë mafia italiane por banka e dëmtuar nuk e ka besuar asnjëherë këtë version. Pasi doli nga burgu, 50 vjecari u ndoq papushim nga policia dhe një ditë ai u vu re duke shëtitur në rrethinat e Tirolit. Pak ditë më vonë ai i ktheu një kreditori në Bavari 100 mijë euro. Paratë ishin të njoma dhe për hetuesit kjo mjafton të mendojnë se eurot ekzistojnë ende.

Top Channel