Test për të zbuluar moshën e fertilitetit

28/06/2010 11:45

Mjafton një analizë e gjakut për të mësuar fundin e orës biologjike tek një femër.

Pothuajse të gjitha femrat që kalojnë të 40-at e pyesin veten shpesh herë për fertilitetin por tashmë një gjë të tillë mund ta vërtetojnë shkencërisht. Zbulimin e ka bërë një grup shkencëtaresh nga Teherani pasi ata testuan hormonin e prodhuar nga qelizat e vezoreve.

“Kështu femrat mund të arrijnë të planifikojnë momentin për të krijuar një familje”, thuhet në studim. Ky test mund të parashikojë mbërritjen e menopauzës dhe është provuar tek 266 femra, 20-49 vjec.

Studimi nisi në vitin 1998, i udhëhequr nga kërkuesja Fahimeh Ramezani Tehrani. “Objektivi i hetimit është të kemi një vlerësim realist për kapacitetin riprodhues. Kjo duket e mjaftueshme që edhe mjekët ta aplikojnë rregullisht”, thekson ajo.

Top Channel