SHBA, lejohet salmoni i modifikuar gjenetikisht

28/06/2010 11:25

Shumë shpejt mund të kemi në tryezë kafshën e parë të modifikuar gjenetikisht.

Lajmin e bën të ditur gazeta “New York Times”, sipas së cilës, autoritetet amerikane kanë lejuar tregtinë e salmonit të modifikuar i cili rritet dyfish më shpejt dhe është më i madh.

Ky lloj peshku ka një gen salmoni dhe një gen merluci që prodhon hormonin e rritjes edhe gjatë dimrit dhe arrin peshën e shitjes brenda 18 muajsh dhe jo 3 vjetësh.

Ky është një hap i madh për tregun amerikan, pasi në të ardhmen mund të legalizohet edhe shitja e shumë produkteve të tjera të modifikuara gjenetikisht

Top Channel