Pilula kontraceptive për meshkujt

28/06/2010 16:00

Ka vite që flitet për “pilulin”, korrespondenti mashkullor i metodës kontraceptive të përdorur nga gratë në të gjithë botën.

Dhe këtë herë duket se do të ketë sukses: kërkuesit e Bar – Ilan University të Tel Avivit kanë zbuluar një molekulë në gjendje të heqë aftësinë fekonduese të spermatozoideve.

Ndryshe nga ajo femërorja, e bazuar në sasi të vogla të hormoneve që pengojnë evoluimin, pilula për burrat e studiuar nga ekipi izraelit nuk ka asnjë komponent hormonal.

Bëhet fjalë për një molekulë në gjendje të neutralizojë një proteinë që gjendet në spermë e nevojshme për fekondimin.

Kjo metodë e re, nuk ndikon në prodhimin e spermatozoidëve, që arrijnë mitrën, por neutalizojnë kapacitetin pjellor. Pilula, sipas ekspertëve, do të ulte mundësitë e shtatzënive të padëshiruara.

Për momentin ilaçi është eksperimentuar vetëm tek minjtë e laboratorit dhe ka efekte sterilizuese nga 1 në 3 muaj.

Top Channel