Fundi i lidhjes me këngëtaren e njohur italiane? Balerina shqiptare i jep fund aludimeve me gjestin e fundit
Ka ndërruar jetë Nicolas Hayek, themeluesi i Swatch Group dhe babai i orave plastike me ngjyra, një objekt kult që prej viteve ’80.
82 vjeçari ndërroi jetë pas një arresti kardiak në Bienne, në Zvicër, ku ka punuar deri në sekondën e fundit në shoqërinë e tij të dashur.
Sipërmarrësi, ndër më të njohurit dhe vlersuarit në vend, kishte themeluar “Swatch Group” në 1983, pas riorganizimit dhe shkrirjes së Asuag e SSIH Watch.
Deri në momentin e fundit ka mbajtur këshillin e administrimit, por që prej 2003-shit kishte përgatitur pasardhësinë e ardhshëm, djalin e tij Nick, që do të marrë drejtimin e ndërmarrjes numër një në botën e orave.
Top Channel