Kryeministrja islandeze martohet me shoqen e saj

28/06/2010 10:00

Kryeministrja islandeze Johanna Sigurdardottir ka kurorëzuar me martesë lidhjen e saj me shoqen Jonina Leosdottir.

Martesa mes tyre u krye ditën kur hyri në fuqi ligji për celebrimin e martesave homoseksuale. Pr/ligji që lejon martesat gay u aprovua nga parlamenti ne 12 qershor.

Sipas televizionit publik Ruv, Sigurdardottir e ka kryer martesën pa ceremoni të vecantë. Kryeministrja Sigurdardottir edhe në pushtet në vitin 2009 dhe ajo është një nga politikanët më të vlerësuar në vendin e largët nordik.

Top Channel