Feministet amerikane kundër “Toy Story 3”

28/06/2010 16:00

Pothuajse 10 ditë nga dalja në kinema, ka fituar 110 milionë dollarë, por “Toy Story 3 – Arratisja e madhe”, është vënë në qendër të kritikave.

Sipas feministeve amerikane, filmi i animuar i Disney në 3D, kapitulli i tretë dhe i fundit i sagës që tregon aventuarat e animuara të futbollistëve Woody e Buzz kur padroni i tyre Andy shkon në kolegj, “është seksist dhe homofobik për shkak të mbizotërimit të dukshëm të personazheve mashkullorë (raporti 7 me 1), për mënyrën pak elegante të paraqitjes së grave në film dhe për paraqitjen e Ken si gay që pëlqen ngjyrën vjollcë”.

Akuzat janë shkruar në revistën “Ms”, një nga zërat më autoritar të feminizmit amerikan.

Top Channel