Butoni për të fikur internetin, polemika në SHBA

28/06/2010 15:40

E kanë pagëzuar me emrin “Internet Kill Switch”, butoni që vret internetin. Bëhet fjalë për një projektligj që i jep fund pavarësisë së rrjetit, gjë që ka ngjallur shumë polemika në SHBA.

Në qendër të gjithçkaje është siguria kombëtare e SHBA-ve.

Masa ligjore sapo është miratuar nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare të Senatit Amerikan dhe është në pritje të marrjes së aprovimit të Asamblesë.

Ky projektligj i jep presidentit të SHBA-ve kompetencat për të nderprerë përdorimin e internetit deri në 120 ditë, me qëllim ruajtjen e të gjitha aktiviteteve të lidhura me rrjetin.

Por kjo nismë ka pasur kundërshtimin e American Civil Liberties Union dhe Center for Democracy & Technologies, të cilët kanë kërkuar shpjegime se në çfarë rastesh duhet të merret një masë e tillë.

Top Channel