Pjepri ndihmon të luftosh stresin

26/06/2010 09:45

Të luftosh stresin është e mundur duke ngrënë një thelë pjepri, fruti i stinës i njohur kryesisht për përmbajtjen e lartë të betakarotenit.

Kështu përveçse është mik i nxirrjes, mund të jetë i vlefshëm edhe për të kaluar tensionet e jetës së përditshme.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i Institutit francez të kërkimit agrikulturor, sipas të cilit një konsumim i përditshëm i antioksiduesve si ai që gjendet tek pjepri mund të ulë nivelin e proteinave të stresit.

Top Channel