Fino: Më të ekspozuar ndaj korrupsionit

25/06/2010 08:15

Ideja e komisionerëve të përhershëm në Komisionet e Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) sjell opinionet e para nga Partia Socialiste.

Deputeti i njohur i saj, Bashkim Fino, deklaroi për gazetën “Shqip”, se sugjerimi në fjalë, i formalizuar dje në aktivitetin Forumi i Komisionerëve Zgjedhorë, organizuar nga KQZ-ja dhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë, është minimalisht i padobishëm.

“Nuk më duket normale që komisionerët e niveleve të dyta të jenë të përhershëm. Mendoj se nuk ka ardhur e keqja nga niveli i komisionerëve të nivelit të dytë, pasi mendoj se partitë politike në KZAZ kanë caktuar përherë njerëz që e njohin Kodin Zgjedhor, njerëz me integritet dhe të kualifikuar”, tha Fino.

Krejt ndryshe dhe në pikëvështrim tjetër, vijnë opinionet e përfaqësuesve demokrate. I pyetur nga “Shqip”, rreth kësaj çështjeje, deputeti Eduard Halimi është shprehur i hapur për çdo përmirësim të Kodit Zgjedhor, duke nënvizuar këtu nevojën e konsensusit me opozitën.

Ai nuk ka lënë pa prekur edhe aspektin politik, teksa e ka transferuar ironikisht diskutimin në qëndrimin që kreu socialist Edi Rama ka mbajtur që në fillim në lidhje me problemin e komisionerëve më 28 qershor 2009.

“Unë besoj se PD-ja ka gjithë vullnetin e duhur për të pranuar çdo propozim që vjen për të përmirësuar procesin zgjedhor. Problemi qëndron tek Edi Rama, i cili ka akuzuar 20 mijë komisionerët e vet si të shitur dhe tradhtarë”, ka deklaruar Halimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA