Athinë, bombë në selinë e Ministrisë së Rendit
24/06/2010 20:15
Një atentat i rëndë terrorist ka tronditur para pak minutash qytetin e Athinës, në Greqi, ku një bombë ka shpërthyer në selinë e Ministrisë së Rendit.
Sipas informacioneve, nga shpërthimi i fuqishëm ka humbur jetën ndihmësi i ministrit, Jorgos Vasilakis.
Burime policore lokale saktësojnë më tej se shpërthimi ka ndodhur në katin e shtatë të ndërtesës së dikasterit të drejtuar nga ministri Mihalis Krisokoidis.
Deri tani, ndonëse kanë kaluar vetëm pak momente nga ngjarja, asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e atentatit.
Top Channel