Miliarderi rus, 1 mln $ për t’u shfaqur në klipin e GaGa

23/06/2010 10:20

Emri i Lady GaGa është kthyer në një markë të vërtetë që arkëton të ardhura marramendëse.

Këngëtarja me origjinë italiane që shpërtheu në vitin 2009 ka pranuar ofertën e rusit miliarder Arkady, i cili ka derdhur në llogarinë e saj bankare 1 mln dollarë për të qënë i pranishëm në klipin më të fundit të saj “Alejandro”.

Këtë e konfirmojnë producentët e klipit ku ai shfaqet me një xhaketë të zezë. Ndërkohë, artistja ka njoftuar publikimin e diskut të ri në vitin 2011.

24 vjecarja, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta ka deklaruar se muzika do jetë më “serioze” në CD-në e re.

Top Channel