Marrëdhënia mes Chelsy dhe Harry në krizë

22/06/2010 10:25

Krizë mes Chelsy Davy dhe princit Harry. Trashëgimtarja me origjinë afrikane ka vendosur që të kthehet në Zambia dhe të lë pas krahëve historinë me djalin e dytë të princeshës së ndjerë Diana.

Prej gjashtë vitesh ata kanë një marrëdhënie të trazuar, dhe sipas “Daily Mail”, lidhja e tyre po shkon drejt dështimit.

Bjondja Davy u transferua në Britaninë e Madhe dy vite më parë për të cimentuar raportin jo fort të mirë me princin, por megjithatë ajo shpesh është shfaqur e shqetësuar dhe e përmalluar për familjen e saj.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel