Kardashian: Më pëlqen jeta single

22/06/2010 16:30

Kim Kardashian nuk ka nevojë për një mashkull pasi ajo vazhdon të jetë single që prej ndarjes nga kampioni i NFL, Reggie Bush.

“Jam një vajzë që i pëlqen lidhjet. Kam kaluar nga një lidhje në tjetrën por që nuk kanë qënë asnjëherë të shkurtra sepse kanë zgjatur me vite. Familja ime shpreson që të rri single edhe për disa kohë dhe të argëtohem sa më shumë. Po fokusohem më shumë tek puna aktualisht”, shprehet bukuroshja brune.

Kohët e fundit u fol për një lidhje të mundsshme të saj me futbollistin e Manchester City, Ëayne Bridge por të dy e kanë përgenjeshtruar një gjë të tillë.

Top Channel