Depp, i fiksuar me Kupën e Botës

22/06/2010 16:35

Johnny Depp është një i apasionuar i thekur pas sportit të futbollit dhe gjatë kësaj kohe ai është shumë i zënë me ndeshjet e botërorit.

Në shtëpinë e tij ai ka instaluar një sistem vërtet modern televizorësh për të mos humbur asnjë aksion nga ndeshjet e Afrikës së Jugut. Por i fiksuar pas sportit të topkëmbës është edhe aktori 23 vjecar Matthew McConaughey, babai i dy fëmijëve.

“Nëse SHBA do luajë me Brazilin unë do jem patjetër në stadium”, theksoi aktori i martuar me bukuroshen braziliane Camila Alves.

Top Channel